Lajm i trishtë, koronavirusi i merr jetën sportistit të njohur shqiptar

Trajneri i ekipit të basketbollit për femra “Flamurtari”, Viron Toska është ndarë nga jeta pasi nuk e përballoi dot betejën me Covid-19. Lajmin për ndarjen nga jeta të Toskës e jep gazetari vlonjat Enrik Mehmeti.

“Ndahet nga jeta për shkak të Covid-19 Viron Toska ,i cili ka drejtuar ekipin e basketbollit dhe Pallatin e sportit në Vlorë”, shkruan ai. Prej më shumë se një dekade, Toska ka drejtuar ekipin e basketbollit për femra të Flamurtarit, ekip me të cilin e ka shpallur 15 herë kampion.