Lajm i TRISHTË! Koronavirusi i merr jetën në moshë shumë të re artistit shqiptar

Ndërron jetë nga COVID-19 në moshën 30-vjeçare, piktori Kristi Baba. Kristi Baba ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive si, në galerinë FAB dhe në Muzeun Historik Kombëtar. Lajmin e hidhur e ka dhënë i ati i tij, i cili tregon se Kristi vdiq nga koronavirusi.

Postimi i të atit

ME HIDHERIM TE THELLE DHE DHIMBJE TE MADHE JU NJOFTOJME SE DJALI YNE I VETEM KRISTI BABA PIKTOR U NDA NGA JETA NE MOSHEN 30 VJECARE NE LULEN E RINISE DUKE MOS E FITUAR BETEJEN ME COVIDIN. TI PER NE ISHE JETA DIELLI ISHE AJRI ISHE DRITA E SHTEPISE . TU SHUAN GJITHE ENNDRRAT E TUA DHE PERKUSHTIMI QE KISHE PER ARTIN DHE PO PREGATITESHE PER EKSPOZITE NE NENTOR QE QE NUK JA ARRITE. GJITHE ENDRRAT TUA U PRENE NE MES. BIRI YNE PUSHOFSH NE PAQE ! QOFTE I PARAJSES! DRITE I PASTE SHPIRTI!

CEREMONIA MORTORE DO TE ZHVILLOHET NESER ME DT. 15.10.2021 NGA ORA 10 DERI 12 NE HOLLIN E HOTEL INTERNACIONAL