Lajm i trishtë! Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur shqiptar

Ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendja është përkeqësuar, dhe si pasojë ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm.

Kush ishte Nikolin Lorenci?

Lorenci ka lindur me 13 Dhjetor 1949 në Lezhë. Pasioni i tij i hershëm ka qenë futbolli. Per herë të parë. Nikolin Lorenci e ka veshur zyrtarisht fanellen e Besëlidhjes në maj të vitit 1965 në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe që nga ajo kohë e deri në fund të sezionit 1978-79 nuk i është ndarë fushës së blertë duke thyer një rekord si titullar, pasi nuk ka munguar në asnje ndeshje.