Lajm i madh, shqiptari mposht ‘bishën’ gjermane, shpallet kampion bote

Haxhi Robin Krasniqi është kampioni i ri në boks. Me fitoren e sotme ai është shpallur kampion në peshën gjysmë të rëndë, në IBO dhe WBA. Kujtojmë se pas dy dështimeve në vitet 2013 dhe 2015, ndeshja e sotme ishte e treta në luftën për titullin kampion bote. Ai u përball sonte me kampionin e IBO dhe WBA Dominic Bosel.

Robinit i mjfatuan vetëm tre raunde dhe gjithçka mori fund, kjo falë një goditjeje spektakolare nga ana e tij. 33 vjeçari shqiptar pati sonte një sfidë tejet të vështirë përballë “bishës” gjermane, Boesel i cili para kësaj përballjeje kishte humbur vetëm një ndeshje.