Lajm i hidhur nga Turqia, nga rrënoja nxirren dhe shqiptarë, ja detajet

Një lajm i keq është njoftuar nga Izmiri, qyteti i cili u godit rëndë nga tërmeti. Sipas raportimeve më të fundit, mësohet se një grua shqiptare është gjetur e pajetë në rrënoja. Ajo është Nazmije Doraja, 62 vjeç, me origjinë nga Kosova. Lajmin e konfirmon ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo.

Ndërkohë që raportohet po kështu se djali I saj 28 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Nënë e bir u zunë poshtë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi ditën e djeshme Izmirin duke lënë shumë viktima dhe të lënduar.