Lajm i hidhur! Koronavirusi i merr jetën drejtorit të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës

Në orën 01.00 pas mesnate është ndarë nga jeta në Turqi drejtori i drejtorisë së punëtorëve të kryeqytetit Feti Fanaj. Në bashkinë e Tiranës, sot që në orët e para të mëngjesit lajmi mori dhenë e mes të gjithëve ka një pikëllim të madh.

Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga coronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, tre javët e fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli. I shtruar në spital në Turqi, Fetiu as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij, ishte ndarë nga jeta po ashtu. Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël.