‘Ky Lyli im është nam’, Braçe ironizon keq Lulzim Bashën: E shkrin akullin me piper dhe temperaturën e rrit me

Zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar kryetarin e Partisë demokratike Lulzim Basha pas akuzave të kryedemokratit se qeveria nuk po ndihmon qytetarët që kanë mbetur të bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës.

Sipas Braçes, Basha e shkrin akullin me piper, temperaturën e rrit me avullin e qepës që skuq dhe ujin e shiut e thith me sfungjer enësh.

“Ky Lyli im eshte nam; E ndal dhe e mban boren me dore, e shkrin akullin me piper dheeeee, e rrit temperaturen e ajrit me avullin e qepes djegese qe skuq ne tigan! Keshtu Lyli do i mbaj rruget te hapura dhe te sigurta! Po ra shi? Po ra shi ky do e thithe ujin me sfungjer enesh”, shkruan Braçe.