Ky lajm u kthye në më të kërkuarin javën e fundit duke lënë pas koronavirusin

Sipas Google Trends, Lionel Messi ka marrë më shumë kërkime në Google këtë javë sesa koronavirusi, kjo për shkak të vendimit të tij të fundit. Të martën, argjentinasi i dërgoi një faks Barcelonës duke kërkuar ndërprerjen e kontratës së tij pas një lidhjeje 20-vjeçare me klubin që iu bashkua që 13 vjeç.

Ai është i pakënaqur në Camp Nou pasi Barça nuk fitoi asnjë kupë të argjendtë këtë sezon për herë të parë në 12 vite, ndërsa ka qenë gjithnjë e më kritik për mënyrën se si klubi drejtohet. Më herët në sezon, futbollisti kritikoi publikisht drejtorin e futbollit, Eric Abidal për komentet e tij mbi performancën e lojtarit. Gjërat arritën kulmin pasi Barcelona u poshtërua në Ligën e Kampionëve pas një humbjeje 8-2 nga Bayern.

Quique Setien u shkarkua, për t’u zëvendësuar nga Ronald Koeman, i cili më pas i tha mikut të Messit, Luis Suarez-it, se ai nuk kishte të ardhme në klub. Kjo duket se ishte e tepërt për Messin, i cili menjëherë i dërgoi një faks klubit duke kërkuar të largohej. Pasi lajmi u bë publik, kërkimet për Messin tejkaluan pritshmëritë, duke ua kaluar edhe atyre për koronavirusin, që është ndër temat më të kërkuara prej marsit.