Ky është vendi që u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter, Shërbimi Kombëtar i motit jep një tjetër alarm

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 Rihter është regjistruar në brigjet e Alaskës, 75 milje në jug të qytetit Chignik. Tërmeti e kishte epiqendrën në jug të Perryville, sipas Institutit Gjeologjik Amerikan.

Autoritetet kanë dhënë alarm për tsunami. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km, sipas Qendrës së Kërkimeve Gjermane për Gjeoshkencat GFZ.

Paralajmërimi tha se “valët e rrezikshme” janë të mundshme përgjatë brigjeve brenda 300 km nga epiqendra.

Në të thuhet: “Bazuar në parametrat paraprak të tërmetit, valët e rrezikshme të cunamit janë të mundshme për brigjet brenda 300 km nga epiqendra e tërmetit”.

Shërbimi Kombëtar i motit ka njoftuar: “Ndikimet në brigjet e Kalifornisë janë akoma duke u vlerësuar nga Qendra e Paralajmërimit të Cunamive”.