Ky është shteti Evropian që i hap dritën jeshile vendit tonë, hiqet nga lista e zezë Shqipëria

Zvicra ka vendosur së fundmi se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të hiqen nga lista e shteteve me rrezik koronavirusin dhe detyrim karantinën për të gjithë ata që vijnë nga këto dy shtete.

Kjo pasi gjatë këtyre ditëve Zvicra po përballet me një rrijte të madhe infektimesh sesa dy venet ballkanike të cilat edhe pse me raste në rritje janë më pak se Zvicra.

Sipas listës së përditësuar të BAG, Shqipëria ka 139 raste në 100 mijë banorë ndërsa Maqedonia, 289. Kosova, e cila prej mëse një muaji nuk është më në këtë listë, ka “vetëm” 111 raste në 100 mijë banorë. Ndërsa Zvicra tashmë ka 763 raste të reja.

Vendet e vetme që do të vazhdojnë të jenë në “listën e zezë” të Zvicrës janë: Belgjika, Republika Çeke, Andorra dhe Armenia: Këshilli Federal klasifikon vetëm këto katër shtete dhe tri zona në Francë si rajone me rrezik në rritje të infeksionit me koronavirus.

Rregulloret e reja zbatohen nga e enjtja. Vetëm ata që hyjnë në Zvicër nga këto katër vende duhet të mbajnë karantinën për dhjetë ditë.