“Ky është një turp historik për Shqipërinë”, avokat Ngjela del me paralajmërimin ‘bombë’ që pritet të trondisë politikën

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një paralajmërim të fortë. Teksa flet për krijimin e Shqipërisë së madhe dhe rolin qe po luajnë amerikanët, Ngjela paralajmëron se janë dy gjykata që do të bëjnë pastrimin e antishqiptarëve në Prishtinë dhe në Tiranë: Gjykata Speciale në Hagë, për korrupsionin antishqiptar në Kosovë; dhe Gjykata e Posaçme në Tiranë, për korrupsionin antishqiptar në Shqipëri.

Postimi i plotë:

“Ja një rregull strikt në politikë: kur kundërshtari yt i egër tërbohet nga akti yt përfitues, ti duhet të vijosh me mëtejësinë e atij akti.

Kjo duhet të jetë edhe metoda politike e nisur në politikën shqiptare të Tiranës dhe Prishtinës në lidhje me bashkimin kombëtar, dhe as që duhet pyetur për kërcënimet qesharake të Beogradit politik.

Marrëveshja gjithshqiptare Kosovë-Shqipëri, duhet të vijojë, sepse ajo është historia e ardhshme e Shqipërisë.

Si duhet të jetë marrëveshja?

Tre janë aspektet e domosdoshme të marrëveshjes gjithëshqiptare:

1. Midis dy ushtrive Shqipëri-Kosovë.

2. Në tregtinë e lirë, pa tarifa doganore; në investime të përbashkëta në prodhimin industrial për të hyrë në Tregun Perëndimor; dhe investim në strukturimin juridik të tregut e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

3. Në arsimin e lartë dhe të mesëm për fillimin e reformës së përbashkët arsimore dhe ngritjen e një universiteti shqiptar të nivelit të lartë Perëndimor; të financuar nga të dy shtetet.

Po serbët e çmendur?

Shqiptarët duhet t’i lënë ata në mendjengushtësinë e kriminelit ordiner, dhe të vijojnë reformën gjithëshqiptare në Ballkanin Petëndimor.

Cila është kjo reformë?

l

Marrëveshja trefishe Shqipëri-Kosovë, që përcaktuam më lart, mban në vetvete reformën gjjthëshqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Pa u bashkuar territorialisht nën administrimin e Tiranës: Prishtina, Shkupi, Presheva, Plava e Gusia, Sanxhaku dhe Çamëria, Ballkani nuk do të ketë qetësi, sepse është në zhvillim integral bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Më i rëndësishëm është fakti që në të gjithë këtë trevë që përfshin katër shtete, shqiprarët janë aleatë të pamposhtur të Amerikës.

Po Amerika?

Politika amerikane kuptohet se është në avanguardë të kësaj skeme, por po has pengesa nga krerët e shitur shqiptarë, të cilët janë të gjithë të korruptuar.

Por, pastrimi i tyre ka filluar: janë dy gjykata që do të bëjnë pastrimin e antishqiptarëve në Prishtinë dhe në Tiranë: Gjykata Speciale në Hagë, për korrupsionin antishqiptar në Kosovë; dhe Gjykata e Posaçme në Tiranë, për korrupsionin antishqiptar në Shqipëri.