“Ky është një mashtrim i rëndë”, Nishani e nxjerr blof, i publikon videon Ramës

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ish -presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk i cilëson dështime mospërmbushjen e premtimeve të PS-së dhe kryeministrit Edi Rama por mashtrime.

Nishani nxjerr një pjesë të një interviste të kryeministrit Edi Rama në “Opinion”. Ai thotë se është radha e popullit të dënojë mashtruesin.

Postimi i plotë:

“Ka vetëm një pasaktësi këtu ????!
Nuk ka një dështim, Jo!
Është vetëm një mashtrim!
Mashtrim i rëndë ndaj një populli!
Mashtrimi dënohet!
Tashmë radha e popullit të dënojë mashtruesin!
#TëRingrenëShqipërinë”, – shkruan Nishani.

VIDEO: