“Ky është një lajm i mirë”, mjeku Alimehmeti reagon pas njoftimit për hapjen e shkollave: Dielli lind gjithmonë

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti e ka cilësuar një lajm të mirë njoftimin e Ministrisë së Arsimit se shkollat do të hapen në datën 14 shtator. Mjeku bën ka cituar Raporti i ECDC (European Center for Disease Control) i dates 6 gusht 2020, ku sipas tij thuhet se “femijet nuk jane ne risk te shtuar dhe shkollat nuk jane ambjent qe shton transmetimin komunitar”.

Postimi i mjekut në Facebook:

“Lajmet e mira nuk paskan te sosur sot! Kuptohet me kujdes dhe duke shfrytezuar kete muaj per permiresime te metejshme por….

SHKOLLAT PO HAPEN! Raporti i ECDC (European Center for Disease Control) i dates 6 gusht 2020 e thote qarte:

Femijet nuk jane ne risk te shtuar dhe shkollat nuk jane ambjent qe shton transmetimin komunitar.

Forca miq!

Dielli lind gjithmone!”