Kushtetuesja gati t’i japë goditjen finale Ilir Metës, ja çfarë po organizojnë sot

Gjykata Kushtetuese pas votimit të Parlamentit ka krejtësisht në dorë procesin e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Lidhur me këtë, konstitucionalistja Aurela Nastasi ka dhënë një intervistë duke zbardhur më shumë detaje.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese nuk ka përcaktuar afate për përfundimin e këtij gjykimi, i cili është një gjykim i posaçëm.

Disa konkluzione mund t’i nxjerrim duke analizuar afatet e përgjithshme që parashikon ligji për gjykimin kushtetues. Kështu, në nenin 47 të tij parashikohet afati i fillimit të shqyrtimit të çështjes.

Gjykata Kushtetuese ka detyrimin që brenda tre muajve nga dita e paraqitjes së kërkesës të përfundojë shqyrtimin paraprak të saj në Mbledhjen e Gjyqtarëve. Me fjalë të tjera, Gjykata Kushtetuese brenda tre muajve do të vendosë kalimin ose moskalimin e shqyrtimit të çështjes për gjykim në seancën plenare.

Më tej, për gjykimin e çështjes në seancë plenare nuk ka afate dhe kufij kohorë. Kjo do të thotë që Gjykata Kushtetuese duhet të ndjekë një afat të arsyeshëm”, deklaroi ajo.