“Kush vjedh votën t’i pritet dora”, ja çfarë thotë deputeti socialist për deklaratën befasuese të Ilir Metës

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti qartësoi se mazhoranca do të rrëzojë menjëherë kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga ana e presidentit Ilir Meta.

Deklaratën e kreut të shtetit se kushdo që vjedh votat duhet t’i pritet dora, Shameti e konsideroi një metaforë.

“Une e rishikoj si metaforë nga ana e Presidentit. Nuk e di çfarë do të ndodhte nëse do të kishim një ligj të tillë dhe t’i jepnin një fuqi prapavepruse që nga viti 2001, atëherë do të ishte çudia më e madhe”, tha ai për Vizion Plus.