Kush po luan me Tahirin? Ish-ministri bën deklaratën thumbuese

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, rikthimin e çështjes së tij në pikën zero.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas vendimit të GjKKO. Në një postim në Faceboook, Tahiri ka ironizuar me vendimin duke qarkuar një pjesë ku shkruhet “vendim në emër të Republikës”.

Në postimin e tij thotë se duhet të jetë “në emër të politikës” teksa thekson se beteja e tij me drejtësinë vazhdon.