Kush është Iraniani që u shpall non grata në Shqipëri

Autoritetet shqiptare kane shpallur non grata shtetasin iranian Ehsan Bidi, duke urdheruar largimin e tij te menjehershem nga Shqiperia. Bidi ishte dezertor i kampit të muxhahedinëve dhe i dyshuar si agjent i inteligjencës Iraniane.

Shtetasi iranian në muajin gusht ishte vendosur largim vullnetar, por kjo gjë nuk u realizua dhe tashmë ai është shpallur non grata. Ndalimi i tij është bërë pranë kufirit të gjelbër me Greqinë.

Burimet policore thane se Ehsan Bidi, u ndalua nga patrullat pranë kufirit të gjelbër me Greqi, pasi ai nuk mund të kalonte dot në kufirin grek edhe pse me urdhër largimi vullnetar.

Iraniani Ehsan Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontingjentit me më tepër se dy mijë Muxhahedinë. Hyrja e tij në vendin tonë u regjistruar në 16 tetor të vitit 2013, me një pasaportë Iraniane.

Dyshimet e Muxhahedinëve janë se Transferimi i Bidit në Shqipëri synonte krijimin e qelizës së një rrjeti spiunimi midis anëtarëve të MEK të transferuar nga “Camp Liberty” në Irak, në Shqipëri.

Qëllimi i këtij misioni ishte sigurimi i informacionit të nevojshëm dhe të hapte rrugën për sulmet e ardhshme terroriste, sipas Muxhahedinëve.