Kush është i riu me dy mbiemra që u gjet i pajetë pa zbardhur mirë dita

Një 27 vjeçar është gjetur pajetë mëngjesin e sotëm në lagjen “1 Maji”, Shkodër. Mësohet se viktima është identifikuar si Gjin Boriçi (Ndoj). I riu u gjet me plagë në kokë, ndërsa pranë tij ndodhej një automjet tip BMW.

Është ende se kush janë autorët dhe si u bë átentati në një zonë të papopulluar. Pòlicia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të ar mës së zjarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak:

Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gjin Boriçi (Ndoj), 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.