Kush është femra më e rëndësishme e historisë së Shqipërisë? Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ habit me përgjigjen

Ina Kollçaku është vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike pas famës që ajo mori në spektaklin ‘Përputhen”. Ajo njihet gjithashtu edhe si një përkrahëse e kauzave në dobi të grave.

Ina tanimë, është përsëri pjesë e ekranit të Top Channel, pasi çdo të diel, është një nga të ftuarat e Edi Manushit në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”.

Këtë puntatë, Manushi, pyeti Inën se kush është për të femra më e rëndësishme përgjatë historisë shqiptare.

Ina iu përgjigj duke thënë se në Shqipëri, ka pasur shumë femra që kanë luftuar për atdheun, për ndër ta ajo veçoi Marigonë, e cila qëndisi flamurin kombëtar.