Jemi çdo ditë e më pranë zgjedhjeve të 25 prillit dhe çdo parti është shprehur se ajo do të jetë triumfuesja. Por çfarë mendojnë astrologët?
Astrologu Jofiel Koço ishte mbrëmjen e kaluar i ftuar në emisionin “Expuls” ku ka bërë të ditur dhe parashikimin e tij. Ai i cili ka përfunduar studimet në Universitetin e Këlnit në degën e Shkencave Okulte Orientale, tha se ky vit i përket Lulzim Bashës.
“Astrologjikisht, Basha si shenjë karriere dhe shenjë lartësimi, i ka të gjitha shanset të pakten sipas astrologjisë për t’u bërë kryeministër” u shpreh Jofiel Koço.
Kujtojmë që Basha i përket shenjës”>shenjës së binjakëve, ndërsa kryeministri shenjës”>shenjës së gaforreve./Source.al