Kush do i fitojë zgjedhjet e ardhshme? Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD jep përgjigjen e prerë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka deklaruar se opozita e ka të pamundur të fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe se kreu i PD, Lulzim Basha po vazhdon rrugën e gabimeve dita ditës.

“Kjo opozitë e ka të pamundura të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Kështu sic po performon sot, nëse ato 230 mijë vota që i mungojë të djathtës, flas minimumi, nuk shkojnë dot sot për PD për 1000 mijë aryse.

E vetmja mënyrë është që të ketë një xhep të tretë, një alterantivë, pikërisht ajo që po ndodh në Mal të Zi.

Koha ka treguar që të njëjtët njerëz, e njëjta anëtarsi e partisë së punëve të viteve 90 është sot në PS megjithë kalimin e brezave.

Për shkak të historisë së saj e majta i merr votat e veta”, tha Kulluri në studin e Fax neës.

Më tej ai ka folur edhe për Komisionin e kandidaturave në PD, ndërsa e quan turp formularin që kandidatët për deputet duhet të plotësojnë.

“Mënyra tinzare sesi po përdoret komisoni i kandidaturave në PD mua më ccon drejt bindjes që këtu s’ kemi të bëjmë me naivitet megjithë gabimet e zotit Basha dhe ekipit të tij, por duhet të kemi një qëllim të qartë.

T’i kërkosh themeluesve të PD, zonjës Topalli të plotësojë një formular sikur po marrin një kartë identiteti është një turp që në këtë parti nuk ka ndodhur asnjëhërë.

Këto praktika tregojnë qartë që zoti Basha kërkon të fyeje të injorojë personalitetet në parti vetëm të mbajë rreth vetes përmes kësaj propagande banale jesmenë që i shërbejnë atij por jo PD”, tha mes të tjerash Kulluri.