“Kurrë nuk kanë për t’ia dalë”, Presidenti Meta e lëshon gojën keq dhe del me mesazhin e fortë

Presidenti Ilir Meta nuk iu ndahet kërcënimeve dhe mesazheve të tija të koduara. Mëngjesin e sotëm ka publikuar në rrjetet sociale një fotot nga një vizitë e tij në Shkodër ku shpreh mirënjohje për kontributin e përjetshëm të 5 Heronjve të Vigut dhe të gjithë Dëshmorëve të Atdheut.

Mirëpo Meta nuk lë pa ‘thumbuar’ edhe kundërshtarët politik duke i quajtur tradhtar e gjakprishur.

“Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike. Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut!”, thuhet në mesazhin e Metës.