“Kur shkoi në spital mushkëritë i kishte 75% të dëmtuara”, Basha tregon rastin e babait të gazetarit shqiptar që u infektua me COVID-19

Kryedemokrati Lulzim Basha ngriti alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet sistemi shëndetësore në Shqipëri dhe solli si shembull rastin e babait të një gazetari i cili ishte prekur me Covid-19, dhe ka pritur 6 ditë që t’i bëhej tamponi. Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend në Europë me numrin më të ulët të testeve.

Më tej, Basha u shpreh se kur babai i gazetarit kishte shkuar në spital, 75% të pulmoneve i kishte të dëmtuara.

“Pak para se të vija këtu jam informuar se një pacient ka pritur 6 ditë për t’ju bërë tamponi. Informacioni më ka ardhur nga një kolegu juaji sepse i sëmuri ishte babai i tij. Pas 6 ditësh kur ka shkuar në spital, është evidentuar se 75% e pulmoneve ishin të dëmtuara. Njerëzit po marrin borxh, pacientët po zhyten në borxhe për paketën e ilaçeve. Ata e kanë të pamundur të paguajnë paketën minimale prej 600 mijë lekësh”, tha Basha.