“Kur jam zgjedhur për herë të parë deputete…”, Jozefina Topalli shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut dhe ‘thumbon’ ashpër PD

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar fillesat e saj në politikë dhe ja shprehur ngushëllimet e saja të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-zv.kryeministrit Bashkim Kopliku.

“Kur jam zgjedhur per here te pare deputete , me caktuan diku ne rreshtin e dyte apo te trete te salles plenare ne mes te doktor Ali Spahise dhe inxhinier Bashkim Koplikut.

Ata kishin eksperience ne politike dhe qeverisje.

Une isha e re ne politike dhe shume e vemendshme per te mesuar .

Flisja shume pak e degjoja shume.

Te dy deputetet qe kisha ne krah ishin miqesor me mua.

Ata kishin idete e tyre , ndonjehere nuk binin dakord as me njeri tjetrin, por te dy ishin te lire per te thene cfare mendonin.

Bashkim Kopliku ishte nje figure e rendesishme politike e kohes.

Ai punoi ne detyra te rendesishme ne qeverisjen e vendit.

Une dua te shpreh ngushellimet e mia familjes se te ndjerit Bashkim Kopliku, ish Zevendes Kryeminister dhe ish Minister i Brendshem i PD.

Ne ate kohe ne politike sherbenin intelektualet me te mire te kohes.

Ata ishin vehtja e tyre dhe ishin te lire.

Ishte kohe tjeter atehere.”, shkruan Jozefina Topalli.