Kur do të vaksinohen mësuesit? Kryeministri Rama jep përgjigjen

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në stadiumin Air Albania, ku po vaksinohen personalitetet e moshuar.

Ai u pyet nga gazetarët se kur do të vaksinohem mësuesit.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se gjithçka varet nga dozat që do të vijnë.

“Siç ka qenë thënë gjithmonë bazuar në dozat që kemi në dispozicion, rëndësi ka që me dozat që kemi do të përfundojmë vaksinimin e të gjithë mjekëve dhe infermierëve”,- tha Rama.