Kur do të kthehet normaliteti dhe a do të zhduket koronavirusi? Pipero jep lajmin që nuk e prisnim

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero shprehet se kjo pandemi do të jetë prezente edhe gjatë 2021.

“Mendoj se pandemia do të viojë edhe gjatë 2021, pavarësisht se vaksina mund të na ndihmojë shumë, por edhe ajo do kohën e saj.

Një pandemi, si kjo që ndodh njëherë në 100 vjet, ka ciklin e saj 2-3 vjet dhe mendoj se edhe gjatë vitit tjetër do të jemi duke luftuar me të”, tha Pipero për abc news.