Kur do të kemi një rënie të valës së dytë të COVID-19? Ja si përgjigjet mjeku i njohur

Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë dhe tha se vala e Covid-19 është sezonale dhe se nuk ka pasur një shuarje.

‘Vala është sezonale, erdhi dimri do ta kalonim, nuk patëm një shuarje, por patëm një rënie të kurbës.’-tha mjeku.

I pyetur nëse do të kemi një pikë të rënies së valës, mjeku u shpreh:

‘Këtë nuk mund ta themi dot qartë. Shohim qe Italia ka arritur kulmin në valën e dytë dhe po bie. Nuk është as çështje moti dhe as çështje mase. Pra duhet ti shohim të dhënat për ta kuptuar.

Në Shqipëri nuk ka një studim zyrtar, me shifra konkrete. Të gjithë ne kemi të sëmurë që njohim tashme dhe mund të shohë qartë që shumica e këtyre personave kanë simptoma të lehta. Janë të paktë njerëzit që kanë nevojë për trajtim më të rëndë. Këtë e krijojmë duke folur me kolegë me pjesëtar familjar.’-shtoi mjeku.