Kur do të hiqen masat kufizuese në Shqipëri? Ja çfarë thotë Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë të ditur se kur mund të shpëtojmë më në fund nga masat kufizuese dhe nga ora policore. Në një deklaratë të bërë ditën e sotme ai u shpreh se kjo do të ketë e mundur kur 70% e popullatës të jenë imunë nga virusi.

Ja deklarata e plotë e tij:

Përfundimisht masat do të hiqen kur të bëhet imunizimi i tufës, pra të kalojë 60-70%. Duhet pasur shumë kujdes. Adoleshenca e merr në qafë familjen.

Po shohim situatën në Korçë që ishte tipike e grumbullimit të Tiranës në festat e fundvitit, më mirë do ta shohim në fund të janarit. Edhe universitetet nuk duhet të hapen. Mbajtja e maskës patjetër e jep efektin e vetë pasi nuk po na mbërrin gripi akoma.

Fundi i pandemisë nuk është i lidhur me vendin tonë por me të gjithë botën.

Vaksina vërtetë është fillimi i fundit të pandemisë por ajo sa ka filluar. Do të durojmë edhe disa muaj të tjerë.“.

Duke folur për vaksinimin, Brataj u shpreh në ”Report Tv” se kjo ishte një arritje e madhe për vendin që askush se priste të niste kaq shpejt./Sorce.al