Kulla më e lartë në botë vishet kuq e zi, shikoni momentin special kushtuar Shqipërisë

Kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi në festën e flamurit tonë kombëtar.

Gazetari Bledi Mane ka ndarë një video nga momenti special, kur Burj Khalifa vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar.

Kulla ka ndriçuar kuq e zi gjatë pasdites së sotme dhe ka qëndruar ashtu për të paktën dy minuta.