“KUJDES deri të mërkurën në mesnatë”, jepet alarmi për motin në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme detare ka njoftuar se pritet një përkeqësim i mëtejshëm i motit ditën e sotme dhe deri të mërkurën në mesnatë.

Njoftim për përkeqësim të motit!

Duke filluar nga dita e sotme deri ditën e mërkure në mesnatë,moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperendim me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m .

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.