Kufiri detar, Kreshnik Spahiu tregon skenarin e frikshëm, ja çfarë mund të bëjë Greqia

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu tha se lëvizjet e fqinjëve po shiten në Greqi si patriotike dhe ne nuk na intereson të përfshihemi në një konflikt me ta. Kjo pasi ata kanë një ushtri të kompletuar ndërsa ne nuk kemi as anije dhe as helikopterë.

“Nuk shoh asnjë shqetësim, pasi nuk bëhet marrëveshje dypalëshe pa u marrë vesh nga populli. Shtrirja e ujërave territoriale është diçka që bëhet nga çdo shtet në OKB, por Greqia po e shet si patriotizëm këtë. Ata janë në rregull me të tyren, se janë më të organizuar në ushtri në krahasim me ne. Në rast mosmarrëveshjesh, Greqia mund të fusë luftëanijet në brigjet tona, por ne çfarë do bëjmë, që nuk kemi as një anije as helikopter. Do jemi siç është Greqia tani përballë Turqisë”, tha Spahiu.