Ku do t’i kalosh pushimet? Edi Rama jep këtë pëgjigje dhe tregon vendin

Edi Rama ka zbuluar vendin ku do të bëjë pushimet verore. Kryeministri tha se në të gjithë botën ka vende shumë të bukura por pushimet si në Shqipëri zor t’i kalosh diku tjetër.

“Pushimet si gjithmonë këtu në Shqipëri. Unë dhe ministrat që kur jam bërë kryeministër, nuk kemi të drejtë të shkojmë jashtë shtetit për pushime.

E kam bërë sepse Shqiperia është një vend i mrekullueshëm. Për mua si në Shqipëri pushimet zor ti kalosh në vende të tjera, edhe pse ka vende të tjera të mrekullueshme”, tha Rama.