Ku do të kandidojë ish kryeminsitri në zgjedhjet e 25 Prillit? Flet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do ta thotë në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë se ku do të kandidojë.

“Sali Berisha është ndarë me historinë. Edhe kur isha në funksione nuk punoja për histori, por për interesimin e publikut.Ku do të kandidoj unë do ta them në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë. Nuk ka njëri që ka më pak sekrete më pak mbi tokë, por ja që e kam edhe unë një sekret.”-tha Berisha.