“Ku do kurohej Edi Rama nëse infektohet me COVID”, gazetarja e vë në siklet me pyetjen, kjo është përgjigja e kryeministrit

Nëse do të infektohej me Covid, a do të pranonte kryeministri Edi Rama të kurohej në spitalet tona? Kjo ka qenë pyetja që Eni Vasili i ka drejtuar Ramës, të cilin e ka të ftuar këtë ,mbrëmje në emision.

Ai tha se patjetër që do t’ua besonte veten e tij për kurim mjekëve tanë, ndërsa shtoi se kjo sëmundje nuk është gjithmonë 100% në dorë të mjekëve, pasi shpesh ka raste që virusi del përtej shkencës.

“Janë gjëra që si kemi në dorë dhe nga ana tjetër kam ca bindje të miat, që ka një dozë të rëndësishme që lidhet me yjet… nuk e di… Pa asnjë problem do u besoja mjekëve tanë, unë sinqerisht edhe i kuptoj edhe si kuptoj ata që nisen për tu kuruar diku tjetër.

Mjekët këtu janë në nivelin e duhur. Silva Bino, ia la vetën në dorë veten këtyre mjekëve dhe sot është shëndoshë e mirë. Këtu nuk kemi të bëjmë me një sëmundje që e gjitha është në dorë të mjekut, por del edhe nga kontrolli i shkencës dhe i mjekut”, u shpreh ai.