Kthesa e befasishme, Çfarë parashikon moti gjatë vjeshtës 2020 në Evropë dhe Ballkan

Siç dihet faqja më e njohur meteorologjike amerikane para çdo stine bënë parashikimin e motit për stinën që vjen. Parashikimi i AccuWeather për verën 2020 për Evropë dhe Ballkan ishte nëse mund të themi ndër parashikimet më të dobëta vitet e fundit. Ishte një “huqje totale” por kështu e ka meteorologjia nganjëherë sepse askush nuk mund të parashikojë lëvizjet e masave ajrore globale për një kohë aq të gjatë në mënyrë të saktë për një regjion të caktuar.

Sidoqoftë AccuWeather ka dhënë parashikimin për vjeshtën 2020 ku thuhet se mbi Gadishullin Ballkanik do të vazhdojë trendi i motit jo-stabil që kishim gjatë tërë stinës së verës. Vjeshta parashikohet me reshje atmosferike dhe pak më e ftohtë se mesataraj për Ballkanin, Turqinë, Italinë, pjesë të Evropes lindore dhe qendrore.

Vjeshta 2020 parashikohet e nxehtë në Rusi respektivisht në Siberi, ndërsa Skandinavia dhe disa pjesë të Evropës verilindore do të jenë me mot të thatë. Vjeshtë e nxehtë dhe e lagësht parashikohet edhe për Evropën qendrore dhe perëndimore, ndërsa Gadishulli Iberik dhe Ishujt Britanik do të goditen nga sisteme të shumta stuhish ex-tropikale. Kjo për shkak se sezona e uraganëve parashihet të jenë jashtëzakonisht aktive dhe shumë mbetje të uraganëve dhe stuhive tjera tropikale nga Amerika dhe Oqeani Atlantik do të përplasën në Evropë e më së shumti në Britaninë e Madhe, Portugali dhe Spanjë duke mos përjashtuar edhe Francën, Gjermaninë, Holandën, Belgjikën etj.

Gjithnjë sipas AccuWeather Alpet evropiane do të bllokohen nga reshjet e dendura të borës afërsisht kah gjysma e vjeshtës, kurse reshje bore mund të ketë edhe në viset kodrinore-malore të Gadishullit Ballkanik gjatë kësaj periudhe. Reshjet e hershme të dëborës mund të shkaktojnë dëme në disa rajone në Gadishullin Ballkanik thekson AccuWeather. Bora mund të lajmërohet herët (në gjysmën e dytë të vjeshtës) edhe në Gjermani, Poloni dhe Bjellorusi thekson meteorologu i AccuWeather./Meteoballkan