“Kthehuni në shtëpia se…”, Edi Ramën e kapin të qeshurat në emision, befasohet Eni Vasili

Kryeministrin Edi Rama e kapën të qeshurat në studion televizive pa filluar bisedimet. Ai u pyet nga moderatorja se pse ndodhi kjo, Rama tha:

“Se po shkoj liman më liman duke i thënë njerëzve kthehuni në shtëpia se deti këtu është nuk ka lëvizur”.

“Është absurd i madh e gjithë kjo që po ndodh. Kryeministri i Greqisë në fjalën e tij ka qenë korrekt. Ka përmendur një të drejtë të shtetit të tij, që nuk i ka ujërat vetëm në Shqipëri. Deti Jon nuk është vetëm i Shqipërisë. Ai ka kërkuar të ratifikojë dy marrëveshje detare. Ai thotë një fjalë atje, këtu plas peshku. Dhe peshkatarët nxjerrin grepat këtu e hajt të kapim ça të kapim,” tha Rama.