‘Kryqëzuan’ autorin e skulpturës së Skënderbeut, juristi del me deklaratën e papritur

Vendosja e skulpturës së Gjergj Kastriot Skënderbeut në Prizren ka shkaktuar mjaft debate. Jo të paktë kanë qenë ata kritikuar skulptorin për këtë vepër, mirëpo pavarësisht këtyre kritikave ai u shpreh dje se ndihet krenar pasi nuk është bazuar as në përshkrimet e Marin Barletit, Kadaresë apo Nolit, por tek kronikat turke të kohës.

Pas kësaj deklarate të tij, ka ardhur reagimi i juristit Romeo Kara i cili shkruan se ky duhet të jetë skulptori i vetëm në botë që ka mishëruar Skënderbeun tek tiparet e tij, si në fytyrë edhe në trup.

“Ky duhet të jete skulptori i vetem në bote, qe ka misheruar Skenderbeun tek tiparet e tij, si në fytyre ashtu edhe në trup.

Perzierja e egoizmit vetiak, me perjetimin artistik, qe i ndodh cdo artisti kur impostohet në rolin e subjektit të vepres se tij, ka bere te veten.”, – shkruan juristi Kara.