Kryeministri Rama zbulon çfarë i ka thënë Macron për çështjen e rëndësishme

Në fjalën që mbajti në forumin “Europa Park” në Gjermani, kryeministri Edi Rama zbuloi edhe çfarë i është komunikuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron për negociatat. Rama tregoi se Macron ka pranuar se Shqipëria meriton t’i hapen negociatat, por momentalisht duhet të rregullohen disa probleme të brendshme në BE.

“Macron më ka përsëritur shpesh se nëse biem dakord për çeljen e negociatave, kjo nuk do të jetë e lehtë për shkak të zgjedhjeve, etj.. Problemi është që ata nuk e thonë këtë. I thash pse nuk e thua publikisht, djema ju duam, duam që t’ju marrim, por për momentin duhet të rregullojmë shtëpinë. Por publikisht thonë aa këta shqiptarët, kanë këtë, kanë atë.”

Rama ju përgjigj edhe të gjitha shteteve që i shigjetojnë shqiptarët si kr minelë. Mes të tjerash, kryeministri hodhi poshtë akuzat e Holandës për shqiptarët.

“Kr imi shqiptar? Çfarë nënkupton kjo? Nuk ka kr im shqiptar, kr imi i organizuar është ndërkombëtar. Si është e mundur që shërbimet sekrete në BE janë kaq të shkëputura, të dhënat për kr iminalitetin nuk bashkëndahen. Si e lufton terrorizmin kur ti nuk e di se kush është ai njeriu që vjen nga këtu në Francë. Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe që të shkon në mend. Është e mirë për politikën, por nuk është e vërtetë. Një gazetë thoshte, një bandë e madhe shqiptarësh shkatërrohesh. Po ta lexoje artikullin, ishin dy shqiptarë që ruanin magazinën ku kultivohej dr oga. Për politikën ishte shumë më mirë të përshkruhej si bandë shqiptarësh.”

Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka dëshirë të martohet me Evropën, por kjo e fundit nuk i jep mundësinë as të flasin, duke ju referuar këtu negociatave.