Kryeministri Rama si rrallë herë zbulon detajet e fëmijërisë e tij

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me 35 italianë që jetojnë në Vlorë, të cilët kishin shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar në Partinë Socialiste.

Ai u ka treguar atyre, se si arriti që të mësojë gjuhën italiane. Rama rrëfeu historinë gjatë fëmijërisë së tij, kur shkonte gjatë pushimeve verore tek gjyshja e tij në Vlorë.

“Kaloja pushimet këtu çdo vit. Kam pasur mundësinë të vihem në kontakt dhe më pas të zhytëm në kulturën italiane sepse e gjithë bibloteka e gjyshit tim ishte me libra në italisht të cilat ai i blinte dhe atje kam pasur kontaktin tim të parë me ato filozofë që në atë kohë këtu ishin të ndaluara. Dhe kështu italishtja u bë një gjuhë e dytë, dhe unë flisja dy gjuhë për shkak dhe të gjyshes sime që më fliste Itali. Italia ndodhej nga ana tjetër e detit ose arrinte nëpërmjet valëve që këtu në Vlorë ishte më i fuqishme. Dhe më pas jeta u treguar shumë bujare me brezin tim sepse patëm këtë mundësi për të kaluar nga një gjysmë e asaj pjesë të jetës të mbyllur larg nga bota me këtë gjysmën tjetër, ishte fantastike. Më në fund kemi qenë të parët që mund të dilnim në atë kohë, ose ndërruan jetë. Për të gjysma e jetës ka qenë më bujare”,- tha Rama.