Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me episodin e radhë për një nga skandalet më të mëdha të familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, sikurse është privatizimi i kompleksit ‘Partizani’.
Rama paralajmëron se drejtësia e re do të veprojë dhe të gjithë do të japin hesap një ditë.
“MIRËMËNGJES
me ndjesën që kjo çorbë mund t’ju prishi krejt shijen e fillimit të fundjavës, por me bindjen se ia vlen ta shihni se deri ku shkojnë ata që ju kanë qeverisur e që duan t’ju qeverisin prapë, duke uruar sinqerisht që drejtësia e re, e cila sapo ka nisur të ndezë dritat e shpresës pas 100 vitesh terr në gropën e padrejtësisë, nuk do t’i lerë çorbaxhinjtë pa dhënë hesap, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.