Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 14:00 në Elbasan grupin parlamentar të PS.
Mësohet se kryeministri Rama do të jap në këtë mbledhje porositë për nisjen e fushatës elektorale.
Gjithashtu në fokus të takimit do të jetë Asambleja e PS, se si ajo të zhvillohet duke qenë se jemi në kushte pandemie.
Në media raportohet se do të diskutohet edhe organizimi i strukturave për zgjedhjet e ardhshme, si dhe do të informohen edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Kujtojmë se edhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka thënë në herët se për Asamblenë, ku dhe si do të zhvillohet, do të diskutohet ditën e sotme në mbledhjen grupit të PS.