Kryeministri Rama jep lajmin fantastik ‘live’ në emision

Kryeministri Rama dha lajmin e mirë se vendi ynë është drejt arritjes së një marrëveshjeje me AstraZenecan dhe se është në negociata edhe me Modernan.

“Sot ne kemi një kapacitet për të mbajtur 250 mijë doza. Jemi duke negociuar me AstraZenecan. Jemi afër, nuk mund t’ju them sesa afër jemi, por realisht jemi afër. Kjo është më e lirë.

Jemi në negociata me Johnson &Johnson, që pritet të afirmohet shumë shpejt. Kjo është vaksinë që jepet me një dozë të vetme. Gjithashtu jemi në negociata edhe me Modernan”, tha Rama në Open.