Kryeministri italian nënshkruan dekrin e rëndësishëm, ja vendet që e kanë të ndaluar të hyjnë në shtetin fqinj pas 13 tetorit

Kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, kanë nëshkruar një dekret për kufizimet e reja për të përballuar shtimin e rasteve me Covid-19. Dekreti përcakton rregullat e reja për udhëtimet drejt Italisë.

Në të është specifikuar se cilat janë shtetet, për të cilat është e nevojshme për t’ju nënshtruar testit të Covid-19 për të hyrë në Itali, ato që e kanë me detyrim survejimin shëndetësor dhe vendet të cilat e kanë të ndaluar hyrjen në Itali. Vendet që e kanë të ndaluar të hyjnë në shtetin fqinj

Dekreti i ri i 13 tetorit cakton me një listë precize se cilat shtete nuk mund të hyjnë në Itali. Në këtë listë përfshihen: Armenia, Bahrein, Bangladeshi, Bosnja Hercegovina, Brazili, Kili, Kuvait, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Omani, Panamaja, Peru, Republika Domenikane, Kosova, Mali i Zi dhe Kolumbia. Gjithashtu është e ndaluar hyrja për personat që kanë qenë tranzit ose që kanë qëndruar në këto shtete në 14 ditët e fundit. Gjithashtu në këtë listë përfshihen të gjitha shtetet që nuk janë përmendur as në listat e tjera, që do të thotë se në të bën pjesë edhe Shqipëria.

Këto ndalime mund të hiqen për punë, studim ose nevoja shëndetësore, për urgjenca absolute ose për kthimin në shtëpi apo vendbanimin e dikujt tjetër. Për më tepër, ndalimi nuk është i vlefshëm nëse personi i cili mbërrin nga këto vende (ose ka kaluar nëpër to në 14 ditët e mëparshme) është një shtetas i Bashkimit Evropian ose i një shteti që i përket zonës Shengen ose një anëtar i familjes. Gjithashtu kjo vlen edhe për një person që do të shkojë në shtëpinë e dikujt tjetër, edhe nëse nuk bashkëjeton me të (por gjithmonë nëse është shtetas evropian ose pjesë e zonës Shengen) me të cilin vërteton se ka një lidhje emocionale të qëndrueshme.

Detyrim për deklaratë hyrjeje

Kushdo që hyn në territorin italian nga një shtet i huaj, me përjashtim të Republikës së San Marinos dhe qytetit të Vatikanit, është i detyruar të paraqesë një deklaratë hyrjeje. Për qytetarët që vijnë nga shtetet të cilave u përmendën më sipër ekziston edhe detyrimi për të deklaruar arsyen e mbërritjes së tyre, për të lejuar autoritetet të verifikojnë nëse kjo është pjesë e përjashtimeve të lejuara. Këta njerëz dhe ata nga Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Zelanda e Re, Rumania, Ruanda, Republika e Koresë, Tailanda, Tunizia, Uruguai do ju kërkohet të japin adresën ku do të kalojë periudhën e mbikëqyrjes shëndetësore dhe të izolimit, mjetin e transportit me të cilin do të lëvizin nga aeroporti në vendin e banimit dhe një numër celulari. Këta njerëz, por edhe ata që kanë qëndruar ose kanë qenë tranzit në 14 ditët e mëparshme në Belgjikë, Francë, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda Veriore sapo të mbërrijnë në Itali duhet të komunikojnë menjëherë hyrjen e tyre edhe në departamentin e kujdesit shëndetësor përgjegjës për teriitorin.

Detyrimi për mbikqyrje shëndetësore dhe izolim

Siç është parashikuar, për disa vende ekziston një detyrim për mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim. Për ata që mbërrijnë (ose qëndruan 14 ditë para hyrjes në Itali) nga Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Zelanda e Re, Rumania, Ruanda, Republika e Koresë, Tailanda, Tunizia, Uruguai, ose nga një prej vendeve në të cilat ndalimi është në fuqi, duhet t’i nënshtrohen mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit për 14 ditë. Nga ana tjetër, për ata që mbërrijnë ose kalojnë gjatë dy javëve të mëparshme në Belgjikë, Francë, Hollandë, Republika Çeke, Spanjë, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda e Veriut nuk e kanë të detyruar të jenë nën mbikyqrje shëndetësore dhe të izolohen, por është e nevojshme t’i nënshtrohen një tamponi.