Kryeministri Edi Rama merr mesazhin special nga Gjermania

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka shprehur falënderimet Presidencën Shqiptare të kryesuar nga Edi Rama për punën e bërë në krye të OSBE. Lajmi është bëri i ditur në një postim edhe nga ambasada gjermane në Tiranë.

“Falënderimet dhe urimet tona të sinqerta për drejtimin e suksesshëm shqiptar të OSBE-së për vitin 2020. Në kohë jashtëzakonisht të vështira, Shqipëria ka bërë një punë shumë të arrirë me stafin e saj në Tiranë dhe Vjenë. Kjo shihet gjithashtu tek Këshilli Ministerial, i cili aktualisht po zhvillohet virtualisht dhe në Tiranë, dhe ku po merren përsëri vendime të rëndësishme, ndër të tjera emërimin e katër pozicioneve të larta

Ne duam një OSBE të fortë e cila është në gjendje të veprojë. Unë i përgëzoj përzemërsisht kandidatët e suksesshëm, ndër tyre dhe zonjën Helga Schmid, për emërimin e tyre! Ne do t’ju mbështesim në punën tuaj kudo që të mundemi”, ka nënvizuar Maas.