Kryeministri bën një premtim të madh: “Do të rrisim pagën minimale çdo vit”

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit të gjithë kanë nisur fushatën e tyre duke bërë prezantime të planit ekonomik për të ardhmen e jo vetëm. Pak momente më parë kreu i shteti ka bërë një premtim shumë shpresëdhënës duke thënë se paga minimale do të pësojë sërish rritje.

Në vitet e ardhshme Rama tha se do të ketë sërish rritje të pagës minimale e cila këtë vit ka prekur 300 mijë lekë.

“Sot që flasim kemi hyrë në vitin e parë me një pagë minimale 300 mijë lekë, por s’bëhet fjalë që ne të kërkojmë nga ata që marrin këtë pagë që të jenë të kënaqur e të mos kërkojnë më shumë, por sistemi që po ngremë, zgjerimi i bazës, do të bëjë që paga minimale të shkojë duke u rritur çdo vit”, tha kreu i qeverisë.