‘Kryeministër shqiptar’, Veliaj përshëndet marrëveshjen në Maqedoninë e Veriut : Arritje unike

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar shqiptarët për marrëveshjen për qeverinë në Maqedoninë e Veriut.

Me anë të një postimi në ‘Tëitter’ Veliaj shkruan se kjo marrëveshje është unike.

“Urime shqiptareve te Maqedonise se Veriut – bashkimi ben fuqine! Arritje unike dhe KM shqiptar, qofte dhe per 100 dite si fillim, çdo progres nis me nje hap te pare,” shkruan Veliaj.

Kujtojmë që ditën e sotme LSDM dhe BDI kanë finalizuar marrëveshjen e bashkëqeverisjes.