Kryemadhi “përveshë mëngët” për zgjedhjet e ardhshme: Do t’a thyej në mes Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme ka folur në lidhje me listat e kandidatëve të partisë që ajo drejton.

Ajo u shpreh për Open se kandidatët që do të garojnë në siglën e LSI-së në zgjedhjet e 2021-shit, do të jenë persona të cilët do të kenë një lidhje të ngushtë me komunitetin dhe sa më pak të lidhur me biznesin.

Kryemadhi nuk ka kursyer as batutat kundër Edi Ramës duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme do ‘ta thyej në mes’ me anë të votave.

“Ne do hyjmë në zgjedhje, jo vetëm që do të hyjmë në zgjedhje. Po da ta thyejmë në mes Edi Ramën.” tha Kryemadhi.

Vendimin përfundimtar për listat e deputetëve tha Kryemadhi do ta japin strukturat e partisë, pasi deri në nëntor LSI do të zhvillojë zgjedhjet e brendshme ku do të përcaktojë dhe kriteret për kandidatët për deputetë.