Kryebashkiaku i Mirditës, “preket” nga Covid-19

Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda rezulton me Covid-19.

Ai është vetëkarantinuar në shtëpi, pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Izolimi i tij ka nisur që prej një jave.

Lajmi e ka bërë të ditur gazetari Saimir Kola, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“I uroj sherim te shpejte kryetarit te Bashkise Mirdite, Ndrec Deda, i cili prej me shume se nje jave ndodhet i karantinuar ne shtepi per shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.”, shkruan gazetari.