Krybashkiaku Veliaj merr përgjigjen e tamponit të dytë, testit i nënshtrohet edhe bashkëshortja Ajola Xoxa, zbardhen rezultatet

Pas disa javësh i infektuar me koronavirus, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shëruar, pasi në testimin e dytë ka rezultuar negativ bashkë me bashkëshorten.

Mësohet se kryebashkiaku ka marrë sot përgjigjen e tamponit të dytë, i cili ka rezultuar negative, duke bërë që tashmë, Veliaj të rikthehet në detyrë.

Gruaja e kryebashkiakut, pasi mori vesh që ky i fundit, ishte i infektuar, bëri gjithashtu tamponin, i cili rezultoi negative.