Krizë me bashkëshortin? Hajdari rrëfehet si rrallëherë: Jemi në një moment shumë të vështirë!

Deputetja Rudina Hajdari ka zbuluar se është duke kaluar një krizë bashkëshortore. E ftuar në “Shiko kush luan”, Hajdari u pyet për sherrin mëtë madh që ka pasur me të shoqin, dhe rrëfeu se në fakt, momentin më të vështirë po e kalon në këto momente.

“Sherrin më të madh….ky qenka një kurth më duket, atëherë ne kemi shumë vite bashkë, kemi një vajzë..kemi kaluar uljet dhe ngritjet tona, unë u largova nga SHBA-ja dhe jam këtu për arsyet që dihen dhe në fakt tani po kalojmë një moment shumë të vështirë, por ai është një baba i shkëlqyer. Unë e di që më mbështet dhe do të vazhdojë të më mbështesë gjithmonë në këtë që bëj,”- tha Hajdari.

Gjithsesi, arsyen e kësaj krize në çift, deputetja nuk e zbuloi. Ajo po jeton bashkë me të bijën në Shqipëri, ku dhe është angazhuar politikisht.